Hapi sytë dhe me guxim vështro veten.
Sado të vështirë ta shohësh ti jetën.
Vetëm guxo.
Vetëm lufto.
Një dështim, një humbje, një lëndim tjetër.
A të fshihem, a të them të vërtetën?
Ti mos u frikëso.
Është e vështirë, po ti mos u dorëzo.
Do ja dal vetëm.
Jam bërë një tjetër.
Mashkull, a femër,
Lufto me zemër.
Vetëm lufto.
Ëndrrat dëgjo.
Ti nuk je vetëm.
Mos kërko tjetër.
Mashkull, a femër,
Lufto me zemër.
Vetëm lufto.
Ëndrrat dëgjo.
Yjet digjen, por s’e humbin dot dritën.
Ne të gjithë sot, le ta mundim vetë frikën..
Vetëm guxo.
Vetëm lufto.
Një dështim, një humbje, një lëndim tjetër.
A të fshihem, a të them të vërtetën.
Ti mos u frikëso.
Është e vështire, por ti mos u dorëzo.
Do ja dal vetëm.
Jam bërë një tjetër.
Mashkull, a femër,
Lufto me zemër.
Vetëm lufto.
Ëndrrat dëgjo.
Ti nuk je vetëm, jo.
Mos kërko tjetër, jo.
Shih të vërtetën.
Nuk ka rrugë tjetër.
Mos u frikëso.
Dikur isha një film,
Që e shikoja vetëm vetë.
Sot çdo ditë e shoh rutinë,
Ngado që takoj jetë.
Gënjejnë përpëliten.
Pastaj qeshin, e zvarriten.
Mendojnë se janë te qetë.
E kam kaluar vetë…
Ti rrëzohesh, ata ecin.
Ti gëzohesh, ata heshtin.
Ti pendohesh, ata presin.
Ti ringjallesh, ata vdesin.
Shko përpara mos derdh lot.
Beso veten çfarë të thotë.
E do vërtete ti lirinë?
E vërteta është i vetmi shpëtim.
Do ja dal vetëm.
Jam bërë një tjetër.
Mashkull, a femër,
Lufto me zemër.
Vetëm lufto.
Ëndrrat dëgjo.
Ti nuk je vetëm, jo.
Mos kërko tjetër, jo.
Shih të vërtetën.
Se s’ka ka rrugë tjetër.
Mos u frikëso.